Dion Gallapeni sërish pjesë e formacionit të javës në Poloni

Dion Gallapeni sërish pjesë e formacionit të javës në Poloni

Written by

in

Mbrojtësi i Wisla Plock, Dion Gallapeni sërish ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës.

Ylli i Kosovës dhuroi një tjetër paraqitje bindëse pavarësisht humbjes së Wisla Plock nga Jagiellonia (1-0).

“SofaScore” e vlerësoi Gallapenin me notën 7.9, ku fitoi 10 duele nga 17 të tentuara, arriti të rikuperojë topin shtatë herë si dhe bllokoi dy goditje.

Kësisoj, Galla sërish ka hyrë në 11-shen më të mirë të javës. Kjo formë vjen në momentet më të mira, duke qenë se ndeshjet e Kosovës po afrojnë gjithnjë e më shumë.

Përndryshe, ky mund të jetë sezoni i fundit i Gallapenit te Wisla, me destinacionin e ardhshëm që do të jetë Serie A./Telegrafi/