Provokime anti-shqiptare në Beograd, tifozët e Crvena Zvezdës djegin figurat e Thaçit dhe Kurtit

Provokime anti-shqiptare në Beograd, tifozët e Crvena Zvezdës djegin figurat e Thaçit dhe Kurtit

Written by

in

Provokime anti-shqiptare në Beograd, tifozët e Crvena Zvezdës djegin figurat e Thaçit dhe Kurtit

Në Beograd është zhvilluar mbrëmë miniderbi mes OFK Beogradit dhe Crvena Zvezdës, por vëmendjen jashtë fushës e kanë marrë provokimet e tifozëve serbë.

Tifogrupi “Delije”, i njohur si grupi i organizuar i tifozëve të Crvena Zvezdës, shfaqet në pamjet e publikuara duke mbajtur figura të personaliteteve shqiptare, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin aktual, Albin Kurti, të cilat më pas shihen duke u djegur.

Pamjet kanë nxitur vëmendje për shkak të mesazheve provokuese ndaj shqiptarëve, të shfaqura në një aktivitet sportiv në kryeqytetin serb.

Mbetet të shihet nëse UEFA apo FIFA do të reagojnë lidhur me këto pamje dhe nëse do të ndërmerren masa ndaj sjelljeve të tilla në stadiume.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali