“Ishalla Zoti na takon në Xhenet”, fjalët prekëse të familjarit të Arlinda Zekajt

"Ishalla Zoti na takon në Xhenet", fjalët prekëse të familjarit të Arlinda Zekajt

Written by

in

"Ishalla Zoti na takon në Xhenet", fjalët prekëse të familjarit të Arlinda Zekajt

Alban Zekaj, familjari i ngushtë i Arlinda Zekajt, e cila u vra mizorisht në Vitomiricë të Pejës, ka publikuar një dedikim prekës, duke shprehur dhimbjen e madhe pas humbjes së saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e ka të vështirë të shkruajë për vrasjen e Arlindës, ndërsa i është drejtuar asaj me fjalë që pasqyrojnë dhimbjen e thellë për humbjen e 49-vjeçares.

“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tënde”, ka shkruar ai në dedikimin e tij, transmeton Klankosova.tv.

Në fund të mesazhit, familjari i së ndjerës ka shprehur shpresën që të takohen sërish në Xhenet.

Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, ndërsa rasti ka nxitur reagime dhe thirrje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përgjegjësi institucionale.