
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, duke folur në seancën e sotme të Kuvendit për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Tahiri ka thënë se Gërvalla duhet të marrë përgjegjësi morale për rastin, duke theksuar se, sipas tij, Qeveria duhet të reflektojë dhe të veprojë.
“Znj.Gërvalla sot minimuni i minimunit do të duhej që të mbajë përgjegjësi morale, si reflektim i përgjegjësisë, i ndjeshmërisë së kësaj Qeverie znj.Gërvalla sot do të duhej të jepte dorëheqje”.
“Nuk është seminar, nuk është diskutimi me moralizu për rolin e gruas në shoqëri sot, sot duhet me dhënë përgjegjësi, sot duhet me vepru”, u shpreh Tahiri./Klankosova.tv