
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur pikëllim të thellë për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u ishte drejtuar institucioneve të Kosovës për mbrojtje, nga frika se jeta e saj ishte në rrezik për shkak të dhunës në familje.
“Askush që ndërmerr hapin e guximshëm për të kërkuar ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ambasada ka theksuar se gratë që përballen me rrezikun e dhunës në familje duhet të mbështeten për të gjetur sigurinë e nevojshme, duke e cilësuar mbrojtjen e tyre si çështje themelore të sigurisë.
Sipas ambasadës, rasti i Arlinda Zekajt nënvizon nevojën për veprime institucionale që vendosin të mbijetuarat në qendër, koordinim efektiv ndërmjet institucioneve, llogaridhënie dhe qasje në drejtësi.
Në fund të reagimit, Ambasada britanike ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës, duke shpresuar që drejtësia të vihet në vend.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali