
Protesta e 14-të në Shqipëri ka vijuar me më pak pjesëmarrës dhe pa incidente, ndërsa protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.
Sipas raportimit të A2 CNN, tubimi i sotëm ka qenë më i qetë krahasuar me ditët e kaluara, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Ndryshe nga ditët e tjera, pedagogët nuk marshuan paradite nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë, por iu bashkuan studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Disa nga protestuesit thanë se do të vazhdojnë bojkotin, duke kërkuar zgjidhjen e situatës përmes dialogut dhe pa përshkallëzim të tensioneve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali