Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje lokale shiu

Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje lokale shiu

Written by

in

Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në lindje të cilat pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veri– veri lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/