Rama ka ndarë edhe sot në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë me mbishkrime “Dialog”, por deri më sot ftesa e tij është refuzuar nga protestuesit të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij.
Studentët dhe pedagogë kanë paralajmëruar për vijim të protestës.
Kreu i Ekzekutivit ka shprehur gatishmërinë që të shqyrtojë çdo propozim të protestuesve për të adresuar shqetësimet e tyre dhe ka pohuar se qeveria po përgatit një paketë masash për t’iu përgjigjur këtyre nevojave, duke e kthyer dëgjimin e qytetarëve në vendimmarrje dhe mbështetje reale.
Kryeministri ka deklaruar se buxheti i vitit 2027, të cilin do ta paraqesin së shpejti, përfshin masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët.
Rama ka nënvizuar se askush nuk mund të gjunjëzojë shtetin përmes dhunës apo duke u fshehur pas figurës së studentit.
Kryeministri ka theksuar se çdo përpjekje për të nxitur terror urban, përçarje fetare apo për të cenuar traditën e tolerancës dhe harmonisë së Shqipërisë do të përballet me përgjegjësi.
Burimi: RTKLive
