
Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për kanosje dhe dhunë në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 15:20, kur i dyshuari, mashkull kosovar, përmes telefonit kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij.
Ndërkaq, më 26 tetor, i dyshuari dyshohet se i kishte dëmtuar xhamat e shtëpisë së nënës së viktimës, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
KANOSJE & DHUNË NË FAMILJE – Pejë 25.10.2026 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes telefonit kishte kanosur ish bashkëshorten e tij, ndërsa më 26.10.2026 i kishte dëmtuar xhamat e shtëpisë së nënës së viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.