Kane pas triumfit: Bayerni më ka bërë lojtar, njeri dhe lider më të mirë

Kane pas triumfit: Bayerni më ka bërë lojtar, njeri dhe lider më të mirë

Written by

in

Sulmuesi anglez, në fjalimin e tij në Londër, pranoi se kishte mbetur pothuajse pa fjalë, duke e cilësuar këtë moment si diçka të veçantë.

“Kam mbetur pothuajse pa fjalë. Të jem këtu në Londër është diçka vërtet e veçantë. Më dukej sikur gjithçka ishte një ogur i mirë për mua”, u shpreh Kane.

Ai pati fjalë të veçanta edhe për trajnerin Vincent Kompany, të cilit i uroi shërim të shpejtë.

“Për Vinnie-n (Kompany), e di që është në shtëpi, ose ndoshta ende në spital. I uroj shërim të shpejtë dhe shpresoj që kjo t’i ketë dhënë pak energji”, tha sulmuesi anglez.

Kane theksoi se periudha te Bayern Munichu e ka ndihmuar të rritet jo vetëm si futbollist, por edhe si person dhe lider.

“Që kur jam bashkuar me ju, jam përmirësuar si lojtar, si njeri dhe si lider. Jam i lumtur që po e çoj këtë trofe te Bayerni”, deklaroi ai.

Sulmuesi nuk i harroi as bashkëlojtarët e tij në kombëtaren e Anglisë, duke e cilësuar vitin e kaluar si një periudhë të veçantë, pavarësisht se jo gjithçka shkoi sipas pritshmërive.

“Kemi kaluar një vit të veçantë. Nuk ishte viti i përsosur, por patëm shumë momente të bukura. Ishte nder për mua t’ju udhëheq si kapiten”, theksoi Kane.

Në fund, ai falënderoi edhe Tottenhamin, klubin ku kaloi një pjesë të rëndësishme të karrierës dhe ku hodhi themelet e suksesit të tij.

“Pa Tottenhamin, me siguri nuk do të isha këtu ku jam sot. Më dhatë mundësinë ta jetoj ëndrrën time. Të gjitha ulje-ngritjet gjatë atij rrugëtimi më kanë çuar deri në këtë moment”, përfundoi Kane.

Burimi: RTKLive