Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt,.
Sipas raportit shtesë të Policisë, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa kontrolli është kryer më 25 tetor 2026.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë dhe pajisje të armës.
Po ashtu, janë sekuestruar tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.
Të gjitha këto sende janë marrë si dëshmi materiale në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me rastin.
Megjithatë, në raportin policor nuk specifikohet nëse sendet e sekuestruara janë përdorur apo kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Burimi: Dukagjini
