
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos në sy nga një plumb gome gjatë protestës së para tri ditëve, ka reaguar në rrjetet sociale para operacionit që iu nënshtrua në Itali.
Në postimin e tij, Vishkulli ka ndarë mesazhin: “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, ndërsa me duar ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.
Ndërkohë, dy prokurorë kanë nisur hetimet me iniciativën e tyre për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku të dyshuar janë oficerë të Policisë së Shtetit, pas përplasjes gjatë së cilës u plagos 28-vjeçari.
Në kuadër të hetimeve, janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të lënduar, përfshirë edhe atë të Vishkullit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali