Van Gaal shpërthen ndaj UEFA-s: Mendon vetëm për paratë

Van Gaal shpërthen ndaj UEFA-s: Mendon vetëm për paratë

Written by

in

Ish-trajneri i njohur holandez e ka cilësuar formatin e ri si të papërshtatshëm, duke argumentuar se në kompeticionin më prestigjioz evropian duhet të marrin pjesë skuadrat më të mira të kontinentit.

“Është qesharake që UEFA e shpiku këtë format të garës. Në ditët e sotme, çdokush mund të marrë pjesë. UEFA mendon vetëm se si të fitojë para. Kjo botë është e korruptuar”, është shprehur Van Gaal.

Ai beson se një format me pjesëmarrjen e një numri më të kufizuar skuadrash elitare do të garantonte përballje më cilësore dhe një nivel më të lartë të futbollit.

“Quhet Liga e Kampionëve, apo jo? Në të duhet të luajnë skuadrat më të mira. Do të kishte më pak diferenca në cilësi dhe më pak gola, por ndeshjet do të ishin të një niveli shumë më të lartë dhe futbolli do të ishte shumë më i mirë”, ka deklaruar holandezi.

Liga e Kampionëve ndryshoi format nga sezoni 2024/25, duke kaluar nga faza tradicionale e grupeve në një fazë të vetme me 36 skuadra, ku secila zhvillon tetë ndeshje kundër kundërshtarëve të ndryshëm.

Ndryshimi synoi të rriste numrin e përballjeve dhe konkurrencën, por formati i ri ka nxitur vazhdimisht diskutime rreth ndikimit të tij në cilësinë e garës dhe interesave financiare të futbollit evropian.

Burimi: RTKLive