Të rinjtë shqiptarë, të parafundit në Evropë për të ardhurat familjare

Të rinjtë shqiptarë, të parafundit në Evropë për të ardhurat familjare

Written by

in

Të rinjtë shqiptarë, të parafundit në Evropë për të ardhurat familjare

Të rinjtë shqiptarë renditen të parafundit në Evropë për të ardhurat familjare, ndërsa Maqedonia e Veriut është e fundit, me të ardhura mediane vjetore prej 4,640 eurosh, krahasuar me 5,736 euro në Shqipëri, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025.

Sipas analizës së Euronews, të ardhurat mediane vjetore të familjeve ku jetojnë të rinjtë e moshës 18–24 vjeç në Shqipëri janë dukshëm më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila arrin në 21,482 euro.

Ndërkohë, kur të ardhurat përshtaten sipas fuqisë blerëse, Shqipëria renditet e fundit në Evropë, me 8,175 PPS. Maqedonia e Veriut ka 8,994 PPS, ndërsa Mali i Zi 9,955 PPS.

Në krye të renditjes për të ardhurat familjare është Zvicra, me 52,206 euro në vit, e ndjekur nga Luksemburgu me 43,028 euro dhe Austria me 37,299 euro.

Të dhënat përfshijnë të ardhurat e familjeve pas tatimeve dhe zbritjeve të tjera, përfshirë përfitimet sociale. Ato nuk tregojnë domosdoshmërisht sa fitojnë personalisht të rinjtë, por pasqyrojnë gjendjen ekonomike të familjeve ku jetojnë.

Ekspertët theksojnë se mirëqenia e të rinjve nuk varet vetëm nga të ardhurat, por edhe nga çmimet, mundësitë për punësim, kostoja e banimit dhe qasja në arsim e shërbime shëndetësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali