Dyshohet se furnizoi me fishekëzjarre persona të përfshirë në dhunën gjatë protestës në Tiranë – arrestohet 51vjeçari

Dyshohet se furnizoi me fishekëzjarre persona të përfshirë në dhunën gjatë protestës në Tiranë - arrestohet 51vjeçari

Written by

in

Evidentohet një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, me qëllim shitjen pjesëmarrësve në tubime, për kryerje të veprimeve të dhushme.

Sipas një njoftimi për media nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se gjatë operacionit “Fireworks 3” është arrestuar 51 vjeçari dhe janë sekuestruar 1853 fishekzjarre.

“Dje, Policia e Tiranës sekuestroi nga një banesë në rrugën “Zela”, 47 pako me fishekzjarre që shiteshin për qëllime të kundërligjshme. Në kuadër të fazës së tretë të operacionit të koduar “Fireëorks”, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit, me sende të kundërligjshme, me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë, si dhe kundër objekteve publike dhe private, specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 51 vjeç”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se gjatë kontrollit në magazinën që ky shtetas administronte në rrugën “Çamëria”, u gjetën 1853 fishekzjarre. 51-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumente shoqëruese për blerjen e tyre.

“Nga informacionet e siguruara dyshohet se shtetasi i arrestuar iu ka shitur lëndë piroteknike shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme, gjatë tubimit të datës 24.10.2026. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/