Galeria Kombëtare e Kosovës vazhdon Programin për Familje me gjashtë punëtori

Galeria Kombëtare e Kosovës vazhdon Programin për Familje me gjashtë punëtori

Written by

in

Programi përfshin gjashtë punëtori artistike, të udhëhequra nga Lumjetë Havolli Blakçori, të cilat do të mbahen gjatë tri fundjavave radhazi, më 31 tetor dhe 1 nëntor, 7 dhe 8 nëntor, si dhe 14 dhe 15 nëntor.

Punëtoritë trajtojnë tema të ndryshme artistike, përfshirë kolazhin, vizatimin, teksturën, simetrinë dhe performancën, duke u ofruar familjeve mundësi për kreativitet dhe eksplorim përmes artit.

Aktivitetet do të zhvillohen në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Burimi: RTKLive