Vuçiqi kërcënon me vetorganizim të mbështetësve të SNS-së

Vuçiqi kërcënon me vetorganizim të mbështetësve të SNS-së

Written by

in

Vuçiqi i bëri këto deklarata gjatë shënimit të festës partiake, duke kërkuar nga organet shtetërore të kryejnë detyrat e tyre dhe të reagojnë ndaj asaj që ai e cilësoi si “terror ndaj njerëzve”.

“Nëse shteti nuk reagon, në ditët në vijim do të na duhet të marrim vendimet tona. Nëse vazhdon terrori ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe, rrahjet, sulmet, thyerjet dhe gjithçka tjetër, ndërsa organet shtetërore nuk ndërmarrin asgjë, do të detyrohemi të vetorganizohemi”, deklaroi Vuçiqi, duke shtuar se përgjegjësia për këtë do të jetë e institucioneve.

Ai tha se organet shtetërore kanë detyrim të veprojnë pavarësisht nëse u pëlqejnë apo jo personat e përfshirë.

Duke komentuar ngjarjen e një dite më parë në televizionin Informer, ku studentët hyn në ambientet e tij dhe kërkuan që drejtuesi i këtij televizioni t’u kërkojë falje për propagandën e vazhdueshme kundër tyre, Vuçiqi pretendoi se ndërhyrja e njësive policore kishte parandaluar pasoja më të rënda për drejtorin e këtij mediumi, Dragan Vuçiçeviq.

Ngjarja ka nxitur reagime në Serbi, ndërsa organizata të shoqërisë civile dhe shoqata të mediave kanë paralajmëruar dorëzimin e një iniciative te Rregullatori për Media Elektronike (REM), me kërkesë për heqjen e licencës së televizionit Informer.

Burimi: RTKLive