
Sinjali mëson se viktima që vdiq sot në vendin e punës në fshatin Dubravë të Istogut është Xhem Kadriu, nga Kopiliqi i Skënderajt.
Ai dyshohet se ishte lënduar në vendin e punës, ndërsa pas incidentit ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se kishte arritur pa shenja jete.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 08:40 dhe se njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Ndërkohë, Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali