ISHP: Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit

ISHP: Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit

Written by

in

Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal në faqen e ministrisë së shëndetësisë, të cilët do të vaksinohen në termine të caktuara. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e institutit të shëndetit publik Marija Andonovska.

Ajo theksoi se vaksinimi zhvillohet në të gjitha qendrat e shëndetit publik në territorin e shtetit, në njësitë e tyre rajonale dhe në disa qendra shëndetësore. Andonovska sqaron se të gjithë qytetarët që duan të vaksinohen duhet të aplikojnë për të marrë termin.

“Qytetarët kanë mundësi të paraqiten në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, vakcinacija.mk, të vendosin të dhënat e tyre dhe të presin të marrin një termin, ku do të informohen se kur dhe në cilën pikë vaksinimi duhet të vijnë për tu vaksinuar. Deri më tani, jemi të kënaqur me interesimin e qytetarëve që po shfaqin interes. Deri më tani janë paraqitur mbi 60.000 qytetarë që dëshirojnë ta marrin vaksinën. Kjo është afërsisht mesatarja e viteve të mëparshme. Presim që numri të mund të rritet, por, njejtë si në vitet e kaluara, interesimi është pak a shumë i ngjashëm”, tha Marija Andonovska për “Shenja”.

Duke folur për kategoritë më të rrezikuara nga gripi, të cilët preferohet të vaksinohen ajo tha se personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, fëmijët nga mosha gjashtë muaj deri në pesë vjeç, gratë shtatëzëna dhe punonjësit shëndetësorë janë kategoritë më të rrezikuara dhe me më shumë përparësi për vaksinim.

“Ja të flas për personat e moshuar apo ato me sëmundje kronike sepse prania e virusit të gripit ose çfardo virusi tjetër mund të shkaktojë përkeqësimin e sëmundjes që ata tashmë e kanë, si sëmundja kronike. Por gjithashtu mund që simptomat që personat më të rinjë dhe të shëndetshëm të cilët kanë përgjigje më të mirë imunitare, këto të kenë përgjigje imunitare më të dobët dhe të shkaktohen komplikime të caktuara ose rreziqe për shëndetin e tyre, madje edhe hospotalizimin apo vdekjen. Edhe gratë shtatzëna bëjnë pjesë në grupin e rrezikuar”, tha Andonovska.

Sa i përket fëmijëve të vegjël Andonoska thotë se sistemi i tyre imunitar ende nuk është zhvilluar mjaftueshëm për ti luftuar virozat e ndryshme prandaj preferohet që të vaksinohen. Andonovska thotë se marrja e vaksinës ndihmon në parandalimin e rrezikut për komplikime dhe shtrime në spital.

Andonovska apeloi të gjithë personat në kategoritë e rrezikuara që të vaksinohen dhe tha se për të gjithë të tjerët vlejnë rekomandimet e përgjithshme kundër gripit siç janë larja e duarve, mos qëndrimi në ambiente të mbyllura me shumë njerëz, bartja e maskës, përshtatja e temperaturës dhe ushqyerja e shëndetshme.