
Përbërësit:
500 g kungull i pastruar
100 g bukë e thekur e bluar
60 g djathë kaçkavall
50 g djathë parmixhan i grirë
1 vezë
Majdanoz i grirë
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja: Priteni kungullin në kubikë, spërkateni me pak vaj dhe kripë dhe piqeni në furrë në 200°C për 25–30 minuta, derisa të zbutet. Shtypeni në formë pureje dhe lëreni të ftohet pak. Shtoni vezën, parmixhanin dhe bukën e bluar, pastaj përziejini derisa të formohet një masë që punohet lehtë. Merrni pak nga masa, vendosni në mes një kubik djathi dhe formoni qofte të rrumbullakëta. Përziejeni bukën e bluar për veshje me majdanozin, kaloni qoftet në të dhe vendosini në fritezën me ajër, pa i mbivendosur, shkruan living.al.
Spërkatini me pak vaj dhe piqini në 190°C për rreth 18 minuta, duke i kthyer 5 minuta para përfundimit, derisa të marrin ngjyrë të artë. Lërini të pushojnë 2–3 minuta para se t’i shërbeni.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali