
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Në fillim të takimit, mediave u është mundësuar marrja e pamjeve.
Gjatë vizitës në Kuvend, delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s pritet të takohet nga ora 10:00 me anëtarët e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, në orën 11:00, delegacioni pritet të zhvillojë takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.