Aktakuzë ndaj tre personave për sulmin ndaj ekipit të KIKS Kosova

Aktakuzë ndaj tre personave për sulmin ndaj ekipit të KIKS Kosova

Written by

in

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 7 tetor në lagjen “Vanesa Residence” në Ferizaj, ku tre të pandehurit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre gazetarë të Klan Kosovës, të cilët po realizonin një storie për një kontest pronësor. Të dëmtuarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa ekspertiza ka konstatuar lëndime të lehta trupore.

Sipas aktakuzës, njëri nga të pandehurit dyshohet se ia ka dëmtuar kamerën njërit prej gazetarëve, si dhe ka hequr pajisjen DVR të kamerave të sigurisë, me qëllim të manipulimit me prova.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që u vihen në barrë.

Burimi: RTKLive