Deponia ilegale e mbeturinave në Mirash të Ferizajt, komuna zotohet ta largojë dhe të shqiptojë gjoba

Deponia ilegale e mbeturinave në Mirash të Ferizajt, komuna zotohet ta largojë dhe të shqiptojë gjoba

Written by

in

Deponia ilegale e mbeturinave në Mirash të Ferizajt, komuna zotohet ta largojë dhe të shqiptojë gjoba

Një deponi ilegale e mbeturinave në fshatin Mirash të Ferizajt po vazhdon të paraqesë problem për banorët e kësaj zone.

Shqetësues është edhe fakti se ndodhet në afërsi të varrezave të fshatit.

Për këtë çështje, në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Ferizajt, Alberton Sahiti, u zotua se komuna do të ndërmarrë hapa konkretë për largimin e deponisë.

Sahiti bëri të ditur se, në bashkëpunim me Inspektoratin, do të ndërmerren masa edhe ndaj personave që hedhin mbeturina në mënyrë të kundërligjshme, përfshirë shqiptimin e gjobave ndaj tyre./Klankosova.tv