
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot, më 28 tetor 2026, një person të dyshuar në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Laboratori ‘25”.
Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet B.K. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar dhe falsifikim dokumentesh.
I pandehuri dyshohet për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.
Ky zhvillim vjen në vazhdën e operacionit policor të realizuar më 21 janar 2025, gjatë të cilit ishte arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se po vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.
Ndërkohë, brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale pritet t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi të tjera lidhur me rolin e dyshuar të B.K. në këtë rast.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
Burimi: Sinjali