Ambasadorja zvicerane viziton veriun e Kosovës, takon KFOR-in dhe shoqërinë civile

Ambasadorja zvicerane viziton veriun e Kosovës, takon KFOR-in dhe shoqërinë civile

Written by

in

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, ka vizituar veriun e vendit, ku është takuar me pjesëtarë të Ekipit Ndërlidhës dhe Monitorues të Zvicrës (LMT) në kuadër të KFOR-it, në Mitrovicën e Veriut, si dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Gjatë takimeve janë diskutuar zhvillimet lokale dhe perspektivat e komunitetit, me fokus në çështjet që lidhen me sigurinë, stabilitetin dhe rolin e shoqërisë civile, shkruan Telegrafi.

Përmes një njoftimi, Zvicra ka theksuar rëndësinë e monitorimit të Policisë së Kosovës nga shoqëria civile, duke vlerësuar se ky proces kontribuon në forcimin e llogaridhënies dhe transparencës në punën e institucioneve të sigurisë.

Zvicra ka ritheksuar gjithashtu përkushtimin e saj përmes kontributit në Ekipin Ndërlidhës dhe Monitorues të KFOR-it në Mitrovicën e Veriut, duke e cilësuar këtë angazhim si mbështetje për stabilitetin dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë./Telegrafi/