Kanadaja debuton, Maqedonia e Veriut rikthehet: Eurovisioni 2027 me ndryshime

Kanadaja debuton, Maqedonia e Veriut rikthehet: Eurovisioni 2027 me ndryshime

Written by

in

Kanadaja debuton, Maqedonia e Veriut rikthehet: Eurovisioni 2027 me ndryshime

Tridhjetë e gjashtë shtete pritet të marrin pjesë në edicionin e 71-të të Eurovisionit, që do të mbahet në maj të vitit 2027 në qytetin Burgas të Bullgarisë.

Sipas Reuters, edicioni i ardhshëm do të shënojë debutimin e Kanadasë në këtë garë muzikore, ndërsa Maqedonia e Veriut do të rikthehet për herë të parë që nga viti 2022.

Irlanda dhe Holanda kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në Eurovision 2027, duke e lidhur vendimin me pjesëmarrjen e Izraelit.

Të dyja shtetet kishin bojkotuar edhe edicionin e vitit 2026, së bashku me Islandën, Spanjën dhe Slloveninë, në shenjë proteste.

Ndërkohë, transmetuesit publikë të Spanjës dhe Sllovenisë ende nuk e kanë marrë vendimin përfundimtar për edicionin e ardhshëm, ndërsa edhe pjesëmarrja e Islandës mbetet e pasigurt.

Transmetuesi izraelit KAN e ka konfirmuar pjesëmarrjen në garë.

Organizatorët e Eurovisionit kanë deklaruar se gara muzikore synon të bashkojë njerëzit përmes muzikës, në një kohë kur ndasitë ndërkombëtare vazhdojnë të jenë të pranishme.

Eurovisioni 2027 do të mbahet në qytetin bregdetar Burgas të Bullgarisë, pasi këngëtarja bullgare Dara fitoi edicionin e vitit 2026 në Vjenë të Austrisë.