LEX | Vrasja e Arlinda Zekajt me sëpatë në Pejë – një muaj paraburgim për ish-kunatin e saj, Albert Sylaj

LEX | Vrasja e Arlinda Zekajt me sëpatë në Pejë – një muaj paraburgim për ish-kunatin e saj, Albert Sylaj

Written by

in

LEX | Vrasja e Arlinda Zekajt me sëpatë në Pejë – një muaj paraburgim për ish-kunatin e saj, Albert Sylaj

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e rëndë të kunatës së tij, Arlinda Zekaj-Sylaj.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharraxh iu, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.

Sipas njoftimit të gjykatës, Albert Sylaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Masa e paraburgimit llogaritet nga data 27 tetor 2026, ora 23:40, dhe do të zgjasë deri më 27 nëntor 2026.

Albert Sylaj dyshohet se më 25 tetor 2026 vrau me sëpatë kunatën e tij, Arlinda Zekaj-Sylaj, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Kundër aktvendimit për paraburgim, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Pejë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali