
Një pjesë e qytetarëve që kanë protestuar sot me kërkesën për drejtësi në rastin e Arlinda Zekajt, po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qendresa Bellagoshi, në një lidhje direkte ka sjellur detajet e fundit lidhur me këtë protestë, ku një pjesë e qytetarëve tash janë vendosur para ekzekutivit të vendit, me listëne kërkesave që presin të përmbushen.
Ajo njoftoi se tashmë kanë mbetur një numër i aktivistëve të cilët janë pjesë edhe e organizimit.
Njëra prej aktivisteve, Anita Nikaj, tregoi se do të vazhdojnë të qëndrojnë sonte aty, duke potencuar se vazhduan telefonatat ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
“ Ideja e telefonatës ke që na kanë thanë me i thirrë me raportu dhunën, por nuk e hapën telefonin, nuk dulën, ne kemi me vazhdu me i thirrë prap…” tha ajo.
Kujtojmë se protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.