
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën e radhës, e cila do të nisë në orën 10:00.
Sipas njoftimit për media, në rendin e ditës janë përfshirë gjashtë pika, ndër to shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026 dhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ky është rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.
- Deklarimet jashtë rendit të ditës.
- Pyetjet parlamentare.
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
- Votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali