Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, priti sot një delegacion të Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.
Gjeneral Vergori e informoi delegacionin për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet kryesore të misionit.
Ai rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.
“KFOR-i do të vazhdojë të jetë garant i qëndrueshëm i stabilitetit, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë, si dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara. KFOR-i e përmbush këtë rol në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet përkatëse të tyre si reagues të sigurisë”, njofton KFOR.
Burimi: RTKLive
