Man City triumfon ndaj Brightonit, avancon tutje në EFL Cup

Man City triumfon ndaj Brightonit, avancon tutje në EFL Cup

Written by

in

Manchester City ka avancuar në raundin tjetër duke eliminuar Brightonin pas penalltive.

“Qytetarët” morën një fitore 5-4 në penallti pasi epilogu përfundimtar në kohën e rregullt rezultoi të jetë 2-2.

Brightoni e nisi shumë më mirë për të kaluar në epërsi falë Malick Yalcouye, që shënoi pas asitimit të Rutter (30’).

Por, City u këndell falë Mateo Kovacic, që realizoi gol të bukur pas asistimit të Phil Foden (40’).

Brightoni sërish e riktheu epërisnë falë Rutter që shënoi nga afërsia pas asistimit të Hadjam (47’).

Sidoqoftë, nuk vonoi shumë dhe City u kundërpërgjigj përmes talentit Vitor Reis, që u asistua nga Cherki (72’).

Tutje, dy skuadrat kishin raste për ta realizuar golin e fitores megjithatë assesi s’ia dolën.

Nga pika e bardhë më të mirë u treguan vendasit, duke shënuar pesë gola derisa Dunk ishte fytyra tragjike për ta humbur 11-metërshin final./Telegrafi/