Genoa ka marrë pikët e plota në shtëpi për të shokuar Juventusin, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.
Edhe pse “Bianconerët” ishin favorit, vendasit triumfuan me rezultat 2-0, sfidë në të cilën Edon Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë.
Kinglsey Ehizibue shënoi një gol të bukur pas asistimit të Baldanzi për të kaluar Genoan në epërsi (12’).
Ndërsa, goditjen e dytë ia dha Tommaso Baldanzi pas një reagimi të dobët së portierit mysafir (29’).
Trajneri Luciano Spalletti e inkuadroi Edon Zhegrovën menjëherë në pjesën e dytë, megjithatë pavarësisht tentimeve assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen e Genoas.
Ylli i Kosovës ishte afër të shënonte dy herë mirëpo Bijlow me super pritje s’e lejoi ta dërgonte topin brenda rrjetës.
Kësisoj, Juventusi qëndron në pozitën e tetë me 14 pikë ndërsa Genoa zë pozitën e 13-të me 10 sosh./Telegrafi/