
Jennifer Lopez ka folur hapur për mënyrën se si e kupton dashurinë, dy vjet pas ndarjes nga aktori Ben Affleck, me të cilin ishte e martuar për herë të katërt.
Këngëtarja 57-vjeçare ka ndarë reflektimet e saj gjatë prezantimit të një edicioni të ri luksoz të albumit Love?, të publikuar fillimisht në vitin 2011, i cili do të rikthehet në formatin LP në bashkëpunim me kompaninë Bilt, transmeton Indeksonline.
Duke kujtuar periudhën kur krijoi albumin, Lopez tha se atëherë po përpiqej ta kuptonte më mirë dashurinë dhe gjithçka që lidhet me të.
Albumit i është shtuar edhe kënga e re Proof of Love (“Dëshmia e dashurisë”), përmes së cilës artistja përcjell mesazhin se dashuria mund të gjendet kudo, por fillimisht duhet ta gjejmë brenda vetes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali