Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Written by

in

Gara për Topin e Artë 2027 ka nisur të marrë formë, ndërsa mediumi GOAL ka publikuar renditjen e tij të parë për kandidatët që mund ta fitojnë çmimin më prestigjioz individual në futboll.

Në krye të kësaj liste është vendosur ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili po synon ta fitojë për herë të parë këtë çmim. Pas tij renditet Kylian Mbappe i Real Madridit, ndërsa pozita e tretë i takon Raphinhas, bashkëlojtarit të Yamalit te Barcelona.

Fituesi i edicionit të vitit 2026, Harry Kane, renditet i katërti. Sulmuesi anglez i Bayern Munichut synon të bëhet lojtari i parë që nga Lionel Messi më 2021 që e fiton Topin e Artë në dy edicione radhazi.

Në pesëshen e parë gjendet edhe Desire Doue i Paris Saint-Germainit, ndërsa Michael Olise i Bayern Munichut renditet i gjashti. Pozita e shtatë i takon Vitinhas së PSG-së, përpara Erling Haalandit të Manchester Cityt, Declan Rice të Arsenalit dhe Ousmane Dembeles, i cili e mbyll dhjetëshen e parë.

Yamal shihet si një kandidat i fortë falë paraqitjeve të tij me Barcelonën dhe pjekurisë së jashtëzakonshme për moshën që ka. Megjithatë, për të fituar çmimin, talenti spanjoll do të duhet të vazhdojë të prodhojë paraqitje vendimtare në ndeshjet më të mëdha të sezonit.

Mbappe, në anën tjetër, vazhdon të kërkojë Topin e Artë të parë në karrierën e tij. Sulmuesi francez përfundoi i dyti në garën e vitit 2026 dhe synon ta shfrytëzojë formën e tij te Real Madridi për të arritur më në fund te çmimi individual.

Raphinha është një tjetër emër që meriton vëmendje. Pasi mbeti jashtë listës së kandidatëve në edicionin e kaluar, braziliani është përgjigjur me paraqitje të mira në fillim të sezonit të ri, duke u rikthyer në mesin e emrave që mund të luftojnë për çmimin.

Sipas analizës së GOAL, Liga e Kampionëve pritet të ketë ndikim të madh në garën e këtij edicioni, pasi nuk ka një turne të madh ndërkombëtar gjatë verës së vitit 2027. Trofetë e fituar me klubet dhe paraqitjet individuale në ndeshjet vendimtare mund të bëjnë dallimin.

10/ Ousmane Dembélé – Paris Saint-Germain

telegrafi.com

9/ Declan Rice – Arsenal

8/ Erling Haaland – Manchester City

7/ Vitinha – Paris Saint-Germain

6/ Michael Olise – Bayern Munich

5/ Désiré Doué – Paris Saint-Germain

4/ Harry Kane – Bayern Munich

3/ Raphinha – Barcelona

2/ Kylian Mbappé – Real Madrid

1/ Lamine Yamal – Barcelona

/Telegrafi/