Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar që e enjtja, 29 tetor, të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 11 deri në 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Burimi: Dukagjini
