
Protestë për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie institucionale do të mbahet të premten në Pejë.
Thirrja është bërë nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.
Protesta do të nisë në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu, ku qytetarët ftohen të bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.
Organizatorët u kanë bërë thirrje edhe mediave që ta përcjellin protestën dhe ta shpërndajnë thirrjen në platformat e tyre.
Protesta vjen në vazhdën e reagimeve publike për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, transmeton Klankosova.tv.