
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë solidarizuar me gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit, duke mbajtur shalle në ngjyrë rozë, në shenjë mbështetjeje dhe ndërgjegjësimi për këtë sëmundje.
Në hyrje të seancës parlamentare, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u bëri thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Haxhiu tha se, ndonëse muaji tetor, i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, po përfundon, kujdesi dhe vëmendja ndaj kësaj çështjeje duhet të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.
“Muaji i ndërgjegjësimit, i tetorit, po mbaron, por kujdesi s’duhet të mbyllet me kaq. Kur sëmundja zbulohet herët shanset për shërim janë shumë më të mëdha dhe shpesh këtë dallim e bën një kontroll që zgjat vetëm pak minuta. Thirrja jonë mbetet e njëjtë edhe pas tetorit dhe u drejtohet të gjitha grave: ju lutem bëni kontrolle me kohë dhe shkoni rregullisht te mjeku. Sot solidarizohemi me gratë që po përballen me këtë sëmundje dhe familjet e tyre. Për institucionet kujdesi për shëndetin e grave është detyrim i përhershëm”, ka thënë ajo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali