Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, organizon të premten protestë për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.
Protesta do të mbahet më 30 tetor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në Sheshin Skënderbeu në Pejë.Përmes kësaj proteste, organizatorët synojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e saj.
Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, QIKA dhe Rrjeti i Grave të Kosovës u bëjnë thirrje mediave që ta përcjellin protestën dhe të kontribuojnë në informimin e publikut për këtë ngjarje./EO
Burimi: Dukagjini
