Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sqaron se letërnjoftimi dixhital dhe patenta e shoferit përmes aplikacionit “m.Uslugi” për momentin nuk do të mund të përdoren gjatë kontrolleve policore, sepse sistemet e institucioneve ende nuk janë përshtatur për të kontrolluar dokumentet elektronike.
Ai shpjegoi se Ministria e Brendshme duhet të përshtatë sistemet në mënyrë që oficerët e policisë të mund të kontrollojnë dokumentet digjitale.
“Nuk do të jemi në gjendje të identifikohemi me kartën elektronike të identitetit, sepse policia ende nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar nëse portofoli ynë digjital është i vlefshëm”, tha Andonovski në promovimin e djeshëm të aplikacionit “m.Uslugi”.
Edhe pse portofoli digjital parashikohet nga Ligji për Dokumentet Elektronike dhe Identifikimin Elektronik, nevojiten ndryshime shtesë në aktet nënligjore, sepse disa nga rregulloret ende kërkojnë që qytetarët të dorëzojnë dokumente fizike.
Aplikacioni “m.Uslugi” është i disponueshëm për pajisjet me sistemet operative Android dhe iOS. Aktualisht, ai mund të përdoret për të aksesuar një kartë elektronike identiteti, patentë shoferi dhe formularët M1, M2 dhe M4.
Derisa të përshtaten sistemet dhe rregulloret, qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë me vete karta identiteti dhe patenta shoferi./Telegrafi/