Rasti i Arlinda Zekajt, Vllahiu: Ku është përgjegjësia e Xhelal Sveçlës?

Rasti i Arlinda Zekajt, Vllahiu: Ku është përgjegjësia e Xhelal Sveçlës?

Written by

in

Rasti i Arlinda Zekajt, Vllahiu: Ku është përgjegjësia e Xhelal Sveçlës?

Opinionisti Arbër Vllahiu, rastin në Vitomiricë të Pejës e ka cilësuar si “kronikë të Arlinda Zekajt”, e cila sipas tij, ka arritur të dëshmojë dështimin e shtetit për t’ia mbrojtur jetën asaj.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Vllahiu ka thënë se Arlinda Zekaj ka bërë një gjë që asnjë prej viktimave të tjera nuk ka arritur ta bëjë.

“Arlinda Zekaj ka bërë një gjë që nuk e kanë bërë 66 viktima para saj dhe ajo ka bërë akuzën e plotë për shtetin, ndaj shtetit dhe mosveprimit të shtetit. Ajo që ka bërë Arlinda është kronikë njëpasnjë të ngjarjeve që i kanë ndodhur asaj. Ajo ka mbledhur dëshmitë për dhunën ndaj saj dhe mosrespektimin ndaj të drejtave të saj.”, ka deklaruar Vllahiu.

Ai ka bërë përgjegjës edhe ministrin e Punëve të Brendshme, pasi siç ka thënë Vllahiu, vet Xhelal Sveçla në deklarimet e mëhershme kishte thënë se Policia e Kosovës është agjenci ekzekutive e MPB-së.  

“Policia e Kosovës është agjenci ekzekutive brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe këta 11 policë që janë suspenduar le të më thonë diçka, ku është përgjegjësia e Xhelal Sveçlës, nëse Policia e Kosovës qenka pjesë e brendshme e MPB-së. Nuk ka zingjir brenda institucioneve që nuk ka dështuar.”, ka thënë ai.

Vllahiu ka thënë se nuk ka pushtet të ndarë brenda mekanizmave të sigurisë.

“Policia, prokuroria dhe gjykatat janë një pushtet, kur bëhet fjalë për krimin dhe kriminelët në rrugë. Te rasti i vrasjes së Hamide Magashit të gjithë policët e suspenduar janë rikthyer në punë. Një jetë është shuar. Një nënë ka vdekur. Unë nuk e kuptoj se si mundet me flejt i qetë një ministër, ose kushdo. Ato protesta që janë bërë sot, ato duhet të vazhdojnë.”, ka shtuar ai.

Sipas tij, vetëm brenda këtij viti janë mbi 2000 raste të dhunës në familjle. /Klankosova.tv