Louisa Jacobson me kostum me vija, vajza e Meryl Streep surprizon me paraqitjen në tapetin e kuq

Louisa Jacobson me kostum me vija, vajza e Meryl Streep surprizon me paraqitjen në tapetin e kuq

Written by

in

Louisa Jacobson, vajza më e vogël e aktores Meryl Streep, u shfaq rrallë në tapetin e kuq, por këtë herë spikati me një zgjedhje të guximshme mode.

Aktorja 35-vjeçare mori pjesë në ceremoninë WWD Honors Gala në New York, me një kostum me vija nga koleksioni pranverë 2027 i Tom Ford, krijuar nga Haider Ackermann.

Louisa e kombinoi kostumin pa një bluzë poshtë, duke e shoqëruar me këpucë me shkëlqim metalik, shkruan DailyMail.

Ajo kishte flokët bionde të prera shkurt dhe të stiluar anash, duke kompletuar një paraqitje moderne dhe të guximshme.

E njohur për rolin e Marian Brook në serialin The Gilded Age, Jacobson ka tërhequr vëmendje edhe për jetën e saj personale.

Në qershor të vitit 2024, ajo bëri publike orientimin e saj seksual dhe ndau fotografi me partneren, producenten Anna Blundell.

Në një intervistë në vitin 2025, Louisa tregoi se nëna e saj, Meryl Streep, e kishte mbështetur plotësisht.

Ajo foli gjithashtu për mënyrën se si kjo përvojë i kishte zgjeruar mundësitë e shprehjes personale dhe marrëdhënien me feminitetin. /Telegrafi/