Kryeprokurori Gashi konfirmon raportimin e Sinjalit për rekomandimin e suspendimit të Vuçetajt dhe Gacaferrit

Kryeprokurori Gashi konfirmon raportimin e Sinjalit për rekomandimin e suspendimit të Vuçetajt dhe Gacaferrit

Written by

in

Kryeprokurori Gashi konfirmon raportimin e Sinjalit për rekomandimin e suspendimit të Vuçetajt dhe Gacaferrit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar raportimin ekskluziv të Gazetës Sinjali se ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka rekomanduar suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, si dhe të prokurores Arlinda Nallbani Gacaferri.

I pyetur lidhur me këtë çështje, Gashi e ka konfirmuar shkurt vendimin.

Gazeta Sinjali raportoi më herët, bazuar në burime, se kryeprokurori Gashi do të iniciojë procedurë disiplinore dhe do të rekomandojë suspendimin e dy zyrtareve, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të thirrur për orën 13:00.

Sipas raportimit të Sinjalit, rekomandimet lidhen me gjetjet e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit (ZKSh) për veprimet dhe mosveprimet që dyshohet se kanë pamundësuar parandalimin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali