Bastisje në Vallandovë, gjendet drogë, ndalohen dy persona

Bastisje në Vallandovë, gjendet drogë, ndalohen dy persona

Written by

in

MPB njofton se janë ndaluar dy persona nga Vallandova, të cilët dyshohen për posedim të narkotikëve.

“Më 28.10.2026, në Vallandovë, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Vallandovë i privuan nga liria A.A. (32) nga fsh. Çallakli, rrethina e Vallandovës dhe S.S.I. (34) nga fshati Gjopçeli, rrethina e Vallandovës.

Në bazë të urdhrit të gjykatës, ishin kryer bastisje në shtëpinë e A.A. në Vallandovë dhe në një automjet udhëtarësh „Alfa Romeo“, me targa të Gjevgjelisë, në pronësi të S.S.I., të cilin e shfrytëzonte A.A., me ç’rast në automjet ishte gjetur një lëndë pluhurore e bardhë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/