Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në seancën e sotme për pyetje të deputetëve i kujtoi kryeministrit Hristijan Mickoski premtimet që dha për rikthimin e emrit, anulimin e Marrëveshjes së Prespës, ndryshimet në marrëveshjen me Bullgarinë dhe kornizën negociuese.
Filipçe i bëri thirrje Mickoskit që më në fund të tregojë se çfarë ka realizuar nga ajo që premtoi, në vend që të mburret me premtime boshe.
“Ja ku jeni, kryeministër, keni një shans, njerëzit po presin që ju të riktheni emrin. Riktheni emrin. Ata po presin që ju të anuloni Marrëveshjen e Prespës. Anulojeni. Ata po presin që ju të ndryshoni ose përmirësoni marrëveshjen me Bullgarinë. Hajde, përmirësojeni. Ata po presin që ju të përmirësoni kornizën negociuese. Hajde, përmirësoni kornizën negociuese, premtuat 100 herë. Hajde, mbrojeni disi gjuhën më mirë, edhe pse kemi një marrëveshje të nënshkruar në gjuhën maqedonase me Bashkimin Evropian”, tha Filipçe.
Filipce i kujtoi Mickoskit se, ndërsa ai vazhdon ta përdorë çështjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase për qëllime politike, Presidentja Gordana Sijanovska-Davkova dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë konfirmuar se ato janë të mbrojtura.
Ai tha se rruga evropiane është e hapur për Maqedoninë me identitet dhe gjuhë maqedonase të ruajtur.
“Ndoshta do të vazhdoni të mbroni identitetin dhe gjuhën tuaj kur të hapni pishinat, megjithëse Gordana Sijanovska ju tha se si identiteti ashtu edhe gjuha janë të mbrojtura, dhe Presidentja von der Leyen tha të njëjtën gjë, ne po ju presim në Evropë me identitetin dhe gjuhën tuaj”, tha Filipçe./Telegrafi/