
11 zyrtarë policorë, përfshirë një toger, pritet të suspendohen lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj, në mesin e zyrtarëve që pritet të suspendohen është edhe Agron Hasanaj, drejtor i Policisë Rajonale në Pejë.
Pos udhëheqësit të policisë atje, edhe komandanti i stacionit policor, Faik Jahmurataj do të suspendohet.
Përveç tij, sipas të njëjtave burime, pritet të suspendohen edhe 9 zyrtarë të tjerë policorë nga zinxhiri komandues në këtë rajon.