Zyra e Kryeministrit pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

Zyra e Kryeministrit pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

Written by

in

Zyra e Kryeministrit  njofton sapo pranoi raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt.

“Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale. Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00, në ZKM”, njofton Qeveria e Republikës së Kosovës.

Burimi: RTKLive