​Kurti pas miratimit të Ligjit për Byronë: Na vonuan, por nuk do të na ndalin

​Kurti pas miratimit të Ligjit për Byronë: Na vonuan, por nuk do të na ndalin

Written by

in

Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka falënderuar deputetët për votimin, duke thënë se synimi është që pasurimi në Kosovë të jetë i ligjshëm dhe në përputhje me të hyrat.

“Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka rikujtuar se ligji ishte dërguar 2 herë në Gjykatën Kushtetuese pas miratimit në Kuvend, herën e parë në shkurt 2023 dhe të dytën në dhjetor 2024.

“Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend, për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji”, ka deklaruar ai.