Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të partneritetit në sektorë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri Muja e falënderoi ambasadorin Rudolph për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, duke vlerësuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve në avancimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.
Në këtë takim u theksua se bashkëpunimi me Republikën Federale të Gjermanisë përbën një mundësi të rëndësishme për avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, përmes shkëmbimit të përvojave, ekspertizës dhe mbështetjes së iniciativave që synojnë modernizimin e prodhimit bujqësor, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me synim krijimin e mundësive të reja për fermerët, zhvillimin e prodhimit vendor dhe avancimin e sektorit bujqësor në Kosovë
Burimi: RTKLive
