Këshilli Federal i Zvicrës ka hapur konsultimin për ndryshimet ligjore që synojnë rritjen e transparencës së tarifave për pagesat pa para të gatshme, përfshirë ato me Visa, Mastercard dhe TWINT.
Sipas propozimit, ofruesit e shërbimeve të pagesave do të detyrohen t’i paraqesin veçmas tarifat që u ngarkohen tregtarëve, përfshirë tarifat ndërbankare dhe ato për përdorimin e sistemeve të pagesave.
Informacioni duhet të jetë i qartë para lidhjes së kontratës dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.
Nisma synon veçanërisht bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat do të kenë mundësi t’i kuptojnë më mirë kostot dhe të krahasojnë ofertat e ofruesve të ndryshëm.
Sipas të dhënave të publikuara nga SRF, 71,5 për qind e pagesave në dyqanet zvicerane kryhen pa para të gatshme, transmeton Telegrafi.
Këshilli Federal synon zbatimin e ndryshimeve me sa më pak ngarkesë administrative. Konsultimi për propozimin do të jetë i hapur deri më 11 shkurt 2027./Telegrafi/