Protesta për Arlindën: S’duan suspendime, kërkojnë dorëheqje (VIDEO)

Protesta për Arlindën: S’duan suspendime, kërkojnë dorëheqje (VIDEO)

Written by

in

Protesta për Arlindën: S’duan suspendime, kërkojnë dorëheqje (VIDEO)

Thirrjet s`iu dëgjuan sa ishte gjallë, e për të po brohoritet tash pasi u vra.

Edhe të enjten, sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u bë pikëtakimi i atyre që erdhën për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati.

Gra e burra, te rinj e të vjetër nisen për tek Ministria e Drejtësisë me një lutje për kreun e saj.

Dorëheqje dhe jo vetëm kaq u kërkua edhe para Këshillit Prokurorial, atij Gjyqësor e stacionit të Policisë, që shpërfillen Arlindën, para se të vritej.

Fort jehoi edhe zëri i Arlindes në audioincizimin e Klanit, teksa e ndjera i lutej zyrtarëve policorë.

Turma e bashkuar mori udhë drejt Qeverisë, ku gjatë rrugës thirren emrat e grave që ndër vite pësuan me jetë.

Kur mbërritën tek destinacioni, krahas në pankarta, një mesazh i shkruar u la edhe në hyrje.

Të tubuarit thanë se sy e vesh janë kah shteti.

Protestues pati edhe nga Shqipëria.

Këta lanë takim për të premten në ora 09:00, kur qeveria shqyrton raportet e ministrive, për të cilën patën edhe një rekomandim.